Mashtrimi me mikrokreditë, BSH i revokon licencën dy subjekteve

Banka e Shqipërisë ka revokuar këtë të enjte licencën për dy subjekte financiare jo banka. Bëhet fjalë për licencën e shoqërisë “Micro Credit Albania” dhe shoqërisë “Final” sh.p.k. Kujtojmë se 9 persona, mes tyre përmbarues dhe administrator të shoqërive përmbaruese si dhe administratorja e Micro Credit Albania, u vunë në masa sigurimi “arrest në burg” […]

Maj 23, 2024 - 21:25
 0
Mashtrimi me mikrokreditë, BSH i revokon licencën dy subjekteve

Banka e Shqipërisë ka revokuar këtë të enjte licencën për dy subjekte financiare jo banka. Bëhet fjalë për licencën e shoqërisë “Micro Credit Albania” dhe shoqërisë “Final” sh.p.k.

Kujtojmë se 9 persona, mes tyre përmbarues dhe administrator të shoqërive përmbaruese si dhe administratorja e Micro Credit Albania, u vunë në masa sigurimi “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”. Ata dyshohet se kanë vjedhur duke mashtruar qytetarët si dhe kanë shpërdoruar detyrën.

Prokuroria e Tiranës tha se “Micro Credit Albania” ka marrë nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite. Ato kapnin në vlerën e 7.2 milionë Eurove.

Më pas ata kontaktonin qytetarët që kishin borxhe të vjetra, duke i bindur nëpërmjet mashtrimit që të merrnin një tjetër kredi për të shlyer të parën, pasi do të kishin lehtësi, fakte që sipas hetuesve nuk ishin të vërteta.
Pas marrjes së kredisë së dytë, qytetarët rëndoheshin më shumë ekonomikisht dhe nuk kishin mundësi pagimi.

Në këto kushte MCA, nëpërmjet disa shoqërive përmbarimore, që bazuar në hetimet e kryera kanë funksionuar si një të vetme, u bllokonte qytetarëve pasuritë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.