Mashtrimi me mikrokreditë, Gjykata e Apelit ndryshon masat e sigurisë për 4 të arrestuarit

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masat e sigurisë për 4 personat që janë arrestuar për mashtrimet me mikrokreditë. Apeli ka nxjerrë nga qelia

Qeshor 13, 2024 - 17:50
 0
Mashtrimi me mikrokreditë, Gjykata e Apelit ndryshon masat e sigurisë për 4 të arrestuarit

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masat e sigurisë për 4 personat që janë arrestuar për mashtrimet me mikrokreditë.

Apeli ka nxjerrë nga qelia Albert Gegën dhe Edmond Maton. Në detyrim paraqitje janë lënë edhe Alketa Tanushi dhe Jorsida Dervishi, të cilat ishin përmbaruese gjyqësore.

Ndërsa 6 personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë janë lënë në qeli.

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasve me iniciale A. D, A. G, E. M, A. M, A. K dhe A. T, si dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, ndaj shtetasve me iniciale K. F, E. I dhe J. D, të  dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal”, njofton Gjykata e Apelit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.