Mashtronin njerëz përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive; pranga disa të rinjve në Tiranë

Disa të rinj u prangosen nga forcat e rendit ne Tirane per shkak se mashtronin shtetas nga vendet e BE-se, per te investuar

Nëntor 15, 2023 - 11:13
 0
Mashtronin njerëz përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive; pranga disa të rinjve në Tiranë

Disa të rinj u prangosen nga forcat e rendit ne Tirane per shkak se mashtronin shtetas nga vendet e BE-se, per te investuar ne bursa fiktive.

 

Behet fjale per të rinj që punonin ne nje call-center ne zonen e Yzberishtit ne Tirane.

Në pranga kanë rënë E. I., 21 vjeç, M. K., 22 vjeç dhe U. T., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë, ndërsa ka nisur hetimi në gjende të lirë për A. U., 22 vjeç, K. T., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. T., 25 vjeç.

 

Ne bashkëpunim me njëri-tjetrin ata telefononin shtetas të huaj, duke u prezantuar si agjentë shitjesh dhe me pas i mashtronin duke i bindur qe te investonin shuma te konsiderueshme financiare ne bursën fiktive Forex.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.