Mashtronte duke premtuar kontrata pune në Norvegji, arrestohet 60-vjeçari

60-vjeçari Kastriot Komoni, banues në Norvegji, është vënë në pranga për mashtrim në Tiranë. Policia njoftoi se ai ka përvetësuar para duke u premtuar disa personave se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji. “Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për […]

Maj 29, 2024 - 11:25
 0
Mashtronte duke premtuar kontrata pune në Norvegji, arrestohet 60-vjeçari

60-vjeçari Kastriot Komoni, banues në Norvegji, është vënë në pranga për mashtrim në Tiranë.

Policia njoftoi se ai ka përvetësuar para duke u premtuar disa personave se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pakti”. Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.