Mashtruan rreth 5 mijë grekë, skema që përdornin dy të rinjtë, u merrnin deri ne 5 mijë euro

Detaje të reja janë mësuar rreth operacionit “Kriptonite”, gjatë të cilit ranë në pranga dy shtetas, Kanan Hani dhe Kristjan Feçanji. Mësohet se

Dhjetor 29, 2023 - 13:00
 0
Mashtruan rreth 5 mijë grekë, skema që përdornin dy të rinjtë, u merrnin deri ne 5 mijë euro

Detaje të reja janë mësuar rreth operacionit “Kriptonite”, gjatë të cilit ranë në pranga dy shtetas, Kanan Hani dhe Kristjan Feçanji.

Mësohet se ata kanë mashtruar rrth 5 mijë shtetas grekë dhe u kanë marrë 3 deri në 5 mijë euro.

Ata u kërkonin grekëve të mashtruar të shkarkonin në kompjuter një aplikacion me anë të të cilit u vidhnin të dhënat e llogarive bankare dhe paratë.

Ndërkohë, në ambientin ku kryhej mashtrimi, ishin të punësuar 7 shtetas nga Fieri, të cilët nuk ishin të deklaruar në organet tatimore.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike, që përdoreshin në këtë veprimtari të paligjshme. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.