Matty Healy rikthehet tek ish-partnerja e tij pas ndarjes me Taylor Swift

Pas një arratisje me ish-partneren e tij, modelen Meredith Mickelson në Hawaii, Matty Healy ka shtuar dyshimet se është rikthyer në krahët e saj. Kjo nënkupton edhe ndarjen përfundimisht nga këngëtarja e njohur Taylor Swift. Rikjtojmë se Healy dhe Mickelson ishin të lidhur derisa pjesë e ‘probleme’ u bë edhe këngëtarja Taylor. Një burim i […]

Gusht 9, 2023 - 21:45
 0
Matty Healy rikthehet tek ish-partnerja e tij pas ndarjes me Taylor Swift

Pas një arratisje me ish-partneren e tij, modelen Meredith Mickelson në Hawaii, Matty Healy ka shtuar dyshimet se është rikthyer në krahët e saj. Kjo nënkupton edhe ndarjen përfundimisht nga këngëtarja e njohur Taylor Swift. Rikjtojmë se Healy dhe Mickelson ishin të lidhur derisa pjesë e ‘probleme’ u bë edhe këngëtarja Taylor.

Një burim i tha Mirror në atë kohë:

Gjatë gjithë kohës që Matty ishte në studio me Taylor, ajo nuk mendonte asgjë për këtë. Ai e kalonte ditën në studio dhe më pas kthehej në shtëpi për tek Meredit. Gjërat po shkonin mirë derisa rreth datës 29 mars, atëherë ai nuk u përgjigjej më mesazheve dhe telefonatave. Ai thjesht u largua dhe kjo ishte e gjitha. Pastaj, katër javë më vonë, ai doli publikisht me Taylor.

Burimi pretendoi se Meredith ishte lënduar nga kjo gjë por megjithatë ajo nuk ishte e interesuar të luante viktimën dhe nuk kishte “asnjë qëllim për të thënë asgjë publikisht”.

Mes artistes dhe Matty  duket se gjithçka ishte në rrugën e duhur por në muajin qershor u raportua se çifti nuk po takoheshin dhe nuk po shiheshin më për arsye të pazbuluara. Para romancës së Matty Healy, Swift ishte në një romancë afatgjatë me Alwyn për gjashtë vjet.

Pavarësisht spekulimeve në internet, Taylor dhe Matty nuk do të kthehen më bashkë. Një burim tha për  People se këngëtarja është larguar nga ai.

Ata nuk janë bashkë dhe as nuk kontaktojnë më. Ajo po shijon të qenit beqare dhe ka kaluar kohë në studio dhe shoqërohet me miqtë në Nju Jork.

Burimi gjithashtu i ka mohuar zërat për një pajtim të mundshëm.

Kjo është e gjitha.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.