Maturantja që për 12 vite mori vetëm 10-ta tregon pse ka zgjedhur që të jetojë në Shqipëri

Për 18 vjeçaren Anja Xifaj momenti kur nderohet me medaljen e arit do të shënjoje gjithë jetën e saj. Mundi i 12 viteve shkollë me rezultate maksimale u shpërblyen. Këtë vlerësim ia dedikon familjes së saj dhe mësuesve të gjimnazit ‘Ismail Qemali’. “Jam Anja Cifaj, 18 vjeç dhe studioj për arkitekturë në fakultetin Politeknik të […]

Dhjetor 25, 2023 - 12:24
 0
Maturantja që për 12 vite mori vetëm 10-ta tregon pse ka zgjedhur që të jetojë në Shqipëri

Për 18 vjeçaren Anja Xifaj momenti kur nderohet me medaljen e arit do të shënjoje gjithë jetën e saj. Mundi i 12 viteve shkollë me rezultate maksimale u shpërblyen. Këtë vlerësim ia dedikon familjes së saj dhe mësuesve të gjimnazit ‘Ismail Qemali’.

“Jam Anja Cifaj, 18 vjeç dhe studioj për arkitekturë në fakultetin Politeknik të Tiranës. Në fakt marrja e medaljes ka qenë një proces prej 12 vitesh, dhe kryesisht në 3 vite gjimnaz. Nuk ishte një surprizë. Patjetër ishte një vlerësim shumë i madh dhe një shpagim i asaj pune të pa lodhur, që secili ekselent bën për të arritur dhe për ti bërë ballë atyre sfidave të përditshme. 10 zero zero nota mesatare. Nuk mendoj se ekselent të bën vetëm nota, por edhe të jesh një menaxhues i mirë i kohës.

Anja po ndjek studimet e larta në degën e Arkitekturës, në Universitetin Politeknik të Tiranës. Është mbështetur me shumë bursa. Edhe mundësia për t’u larguar jashtë vendit nuk ka munguar. Por ka zgjedhur të qëndrojë në Shqipëri e të  investojë për të ardhmen e saj këtu.

E reja nuk i përkushtohet vetëm mësimeve. Përtej shkollës, ajo angazhohet edhe në aktiviteti vullnetarizmi.

Anja ishte mes 162 maturantëve të vendit që morën “Medaljen e Artë” për përfundim të gjimnazit me 10 absolute dhe rezultate të shkëlqyera.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.