Mauricio Pochettino dhe Chelsea mbyllin bashkëpunimin

Mauricio Pochettino dhe Chelsea do të mbyllin bashkëpunimin mes tyre me dakordësim të dyanshëm, por megjithatë ky quhet një shkarkim nga ana e

Maj 22, 2024 - 09:20
 0
Mauricio Pochettino dhe Chelsea mbyllin bashkëpunimin

Mauricio Pochettino dhe Chelsea do të mbyllin bashkëpunimin mes tyre me dakordësim të dyanshëm, por megjithatë ky quhet një shkarkim nga ana e klubit blu.

“Blutë e Londrës” kanë kaluar shumë vështirësi me trajnerin argjentinas, i cili i drejtoi gjatë sezonit të fundit. Edhe pse Chelsea siguroi kualifikimin në Conference League, kjo nuk ka mjaftuar për të mbajtur në pankinë Pochettinon.

Pas 1 viti, 52-vjeçari dhe Chelsea i japin fund ‘martesës’, me drejtuesit e klubit anglez që nuk e kanë më të preferuar argjentinasin.

Kujtojmë që Mauricio Pochettino nuk kishte aspak marrëdhënie të mira edhe me Armando Brojën. Tekniku 52-vjeçar ishte ai që këmbënguli që Broja të huazohej të Fulham, duke mos i dhënë minutat e dëshiruara te Chelsea.

Nga këta të fundit tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i shkarkimit të trajnerit argjentinas.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.