“Maxhoranca caktoi kreun e Grupit të…”/ Bardhi: Nuk njoh e s’pyes askënd që është i paligjshëm, PD s’ka një drejtues legjitim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se është e pavend që kreun e Grupit Parlamentar të PD-së ta caktojë maxhoranca. Komentet Bardhi i bëri përmes një interviste në News 24, ku tha se PD aktualisht nuk ka një drejtues të ligjshëm dhe se ai nuk është i detyruar të njohë […]

Shtator 16, 2023 - 18:00
 0
“Maxhoranca caktoi kreun e Grupit të…”/ Bardhi: Nuk njoh e s’pyes askënd që është i paligjshëm, PD s’ka një drejtues legjitim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se është e pavend që kreun e Grupit Parlamentar të PD-së ta caktojë maxhoranca.

Komentet Bardhi i bëri përmes një interviste në News 24, ku tha se PD aktualisht nuk ka një drejtues të ligjshëm dhe se ai nuk është i detyruar të njohë askënd që është i paligjshëm.

Sipas tij, Basha po ndjek një rrugë që nuk e çon PD-në në fitore dhe po vepron në kundërshtim me statutin e partisë.

“E gjithë loja dhe provokimi që është duke bërë kryetarja e Kuvendit tregon lojën që po bën kryetarja e Kuvendit për të mbajtur të ndezur debatin brenda Parlamentit. Unë as nuk kam asnjë merak, nuk bëj fjalë këtu për individin Gazment Bardhi apo cilido të jetë kryetari i grupit Parlamentar.

Në çdo vend është e pavënd që kryetarin e grupit parlamentar të opozitës ta caktojë kryetarja e Kuvendit apo Partia Socialiste në pushtet. Tentativa e Bashës për t’ju imponuar deputetëve, unë do ta quaja qesharake.

Fati im dhe i Bashës është që ne jemi të ulur ngjitur në Parlament. Unë nuk ndihem krenar për debatin me kolegun Basha. Por ai ishte një moment emocional njerëzor, një akt i padenjë nga Basha që solli atë reagim timin.

Nëse do të zgjidhja interesin tim, do të mbaja një pozicion më të qetë, t’i gënjeja bashkëpunëtorët duke i thënë jemi mirë, do fitojmë. Por roli që ka marrë Basha për të folur në emër të të tjerëve, është e gabuar.

Sipas ligjit sot, PD nuk ka një kryetar legjitim, sipas rregullave statutore dhe ligjeve të vendit. Për mua PD nuk lidhet me emrin e një individi, por me sakrificën dhe mundin e mijëra njerëzve që duan ta shohin këtë parti të fortë. Unë nuk jam i detyruar të njoh askënd që është i paligjshëm. Unë njoh vlerat demokratike, s’jam i detyruar as ta njoh, as t’i shkoj pas një rrugë që të çon drejt humnerës, apo t’i bie murit me kokë.

Me grupin e Berishës kemi ndërtuar një aksion të përbashkët parlamentar, këmi dërguar 3 kërkesa për 3 komisione hetimore, këmi paraqitur një axhendë të përbashkët për të koordinuar punën në Parlament”, është shprehur Bardhi./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.