Mbante në banesë pistoletë, jelek antiplumb dhe fishekë, arrestohet 62-vjeçari në Mëzez (EMRI)

Një 62-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi në banesë mbante armë dhe municione luftarake. Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë

Shkurt 16, 2024 - 11:27
 0
Mbante në banesë pistoletë, jelek antiplumb dhe fishekë, arrestohet 62-vjeçari në Mëzez (EMRI)

Një 62-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi në banesë mbante armë dhe municione luftarake.

Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se Xhevdet Çalit iu gjet1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Handle”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Ç., 62 vjeç, banues në Mëzez, Tiranë. 

Gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.