Mbante ‘peng’ në banesë gruan, nënën dhe vajzën, arrestohet 35-vjeçari! I dhunonte dhe i ruante me kamera

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje dhe heqje të lirisë së familjarëve, të cilët i mbyllte në banesë duke mos i lënë asnjë mënyrë komunikimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku i riu mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që […]

Janar 26, 2024 - 08:46
 0
Mbante ‘peng’ në banesë gruan, nënën dhe vajzën, arrestohet 35-vjeçari! I dhunonte dhe i ruante me kamera

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje dhe heqje të lirisë së familjarëve, të cilët i mbyllte në banesë duke mos i lënë asnjë mënyrë komunikimi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku i riu mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas policisë 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Në pranga ka përfunduar 35-vjeçari J. Zh., banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.