Mbappe-PSG nuk përfundon mirë

Vazhdon në mënyrën më të dhimbshme të mundshme ndarja mes Kylian Mbappe dhe PSG. Sipas L’Equipe, në fakt, avokatët e kampionit francez dhe

Maj 29, 2024 - 13:40
 0
Mbappe-PSG nuk përfundon mirë

Vazhdon në mënyrën më të dhimbshme të mundshme ndarja mes Kylian Mbappe dhe PSG. Sipas L’Equipe, në fakt, avokatët e kampionit francez dhe ata të klubit të Nasser Al-Khelaifi do të punonin për një çështje delikate ekonomike:

Mbappésë nuk i është paguar paga e tij për muajin prill dhe as një bonus që daton në muajin shkurt. Në total, sulmuesi francez po i kërkon ish-klubit të tij rreth 80 milionë euro detyrime të prapambetura.

Shifra nuk është e rastësishme, por do të korrespondonte me “bonusin e besnikërisë” që Mbappé tha se ishte gati të hiqte dorë për t’u rikthyer në skuadër verën e kaluar, pas ndarjes së lidhur me dëshirën e tij për të mos rinovuar.

Al-Khelaifi kishte vendosur që gjithsesi t’ia paguante ato para sulmuesit të tij dhe më pas t’i kërkonte Real Madridit si kompensim.

Klubi i Florentino Perez, natyrisht, refuzoi, duke mohuar çdo përfshirje në çështjen e mos rinovimit dhe kështu presidenti i parisienëve do të kishte vendosur t’i mbante direkt nga lojtari.

Historia mes Mbappe-s dhe PSG-së tashmë ka përfunduar zyrtarisht: kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe ai tashmë ka shpallur lamtumirën e tij, me Realin që e pret krahëhapur. Megjithatë, tensionet nuk tregojnë shenja uljeje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.