Mbetën të bllokuar në banjat e Bënjës, shpëtohen 23 turistë
23 turistë gjermanë, polakë dhe francezë, u shpëtuan nga policia, pasi kishin mbetur të bllokuar te banjat e Bënjës, për shkak të motit
23 turistë gjermanë, polakë dhe francezë, u shpëtuan nga policia, pasi kishin mbetur të bllokuar te banjat e Bënjës, për shkak të motit të keq. Autoritetet shprehen se gjatë mesnatës janë njoftuar se një grup turistësh gjatë eksplorimit të natyrës, me këmbë dhe me automjete, kanë mbetur të bllokuar, në vendparkimin e zonës së quajtur “Banjat e Bënjës”, në Përmet, pasi automjetet e tyre nuk qarkullonin dot për shkak se rruga ishte prishur si pasojë e daljes së lumit, nga moti i keq.
Janë dashur 2 orë punë që turistët të mund të shpëtoheshin. Policia njofton se turistët janë transportuar dhe janë akomoduar në hotel, në qyetin e Përmetit, ku janë në gjendje të mirë shëndetësore.
What's Your Reaction?