Mbi 1200 viktima nga sulmet izraelite në Gaza, nxirren nga rrënojat trupat e 18 personave

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës nga bombardimet izraelite gjatë gjashtë ditëve të fundit është rritur në të paktën 1,200 të vdekur dhe rreth 5,600 të plagosur. Konfirmimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë palestineze, sipas të cilës 600,000 njerëz nuk kanë qasje në ujë dhe se disa spitale po mbështeten në ujin […]

Tetor 12, 2023 - 08:20
 0
Mbi 1200 viktima nga sulmet izraelite në Gaza, nxirren nga rrënojat trupat e 18 personave

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës nga bombardimet izraelite gjatë gjashtë ditëve të fundit është rritur në të paktën 1,200 të vdekur dhe rreth 5,600 të plagosur. Konfirmimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë palestineze, sipas të cilës 600,000 njerëz nuk kanë qasje në ujë dhe se disa spitale po mbështeten në ujin nga puset.

Të paktën 51 persona humbën jetën dhe 281 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të kryera mbrëmjen e djeshme. Sulmet goditën Gazën, Jabaliya, Sabra, Al Zaytoun, Al Nafaq, Tal Al Haëa dhe Khan Younis.

Punonjësit e urgjencës në Gaza kanë nxjerrë trupat e 18 personave nga rrënojat e dy shtëpive të shkatërruara në Khan Younis në jug të Gazës. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Ëafa mes viktimave janë edhe nëntë fëmijë.

Spitalet në të gjithë Gazën po përballen tashmë me një mbikapacitet për shkak të viktimave në rritje.

OKB ka deklaruar se 338,934 palestinezë janë zhvendosur në Gaza, ndërsa sulmet shkatërruese të bombardimeve të Izraelit vazhduan gjatë natës. Për ish-shefin e Human Rights Ëatch, Kenneth Roth “sulmi i padiskutueshëm dhe joproporcional ndaj civilëve palestinezë mund të përbëjë një krim lufte”.

Izraeli “po kryen një sulm në shkallë të gjerë” në objektivat e Hamasit në Gaza, thanë forcat e mbrojtjes izraelite të enjten herët, ndërsa konflikti hyn në ditën e gjashtë.

Hamasi po mban rreth 150 pengje në Gaza, ku kriza humanitare po përhapet me shpejtësi. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje që furnizimet për shpëtimin e jetës, si ushqimi, karburanti dhe uji, duhet të lejohen në Gaza.

Burimet palestineze thonë se presidenti Mahmud Abbas (Abu Mazen) nesër do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, i cili po viziton Lindjen e Mesme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.