Mbi 1.5 mln protestues në rrugët e Londrës në mbështetje të Palestinës

Rreth 1 milion e gjysmë persona mbushën rrugët e Londrës për të kërkuar armëpushim në konfliktin Izrael-Palestinë. Policia angazhoi mbi 2 mijë oficerë për t’u siguruar që marshimi të ishte paqësor, pas një jave debatesh politike nëse protestat duhet të vazhdonin pavarësisht ditës kur Britania nderon të rënët në luftë. Por policia londineze u përlesh […]

Nëntor 12, 2023 - 16:55
 0
Mbi 1.5 mln protestues në rrugët e Londrës në mbështetje të Palestinës

Rreth 1 milion e gjysmë persona mbushën rrugët e Londrës për të kërkuar armëpushim në konfliktin Izrael-Palestinë. Policia angazhoi mbi 2 mijë oficerë për t’u siguruar që marshimi të ishte paqësor, pas një jave debatesh politike nëse protestat duhet të vazhdonin pavarësisht ditës kur Britania nderon të rënët në luftë.

Por policia londineze u përlesh me protestuesit e ekstremit të djathtë dhe arrestoi 82 persona. Autoritetet deklaruan se ata ishin pjesë e një grupi anti-protestë.

Në javët e fundit në Londër janë mbajtur protesta të shumta, me policinë që ka arrestuar qindra persona për mbështetje të organizatave të ndaluara dhe për nxitjen e urrejtjes.

Dhjetëra mijëra persona marshuan gjithashtu në Bruksel të shtunën, për të kërkuar armëpushimin e menjëhershëm të luftës. Në demonstratën paqësore ishin të pranishëm edhe gra e fëmijë.

Ndërkohë, në Francë mbahet një tubim kundër antisemitizmit, që ka përçarë klasën politike vendase. Presidenti Macron ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë fizikisht në këtë manifestim, por do të jetë i pranishëm me mendjen e tij.

Kryeministrja Elisabeth Borne, babai i të cilës ishte hebre dhe i dëbuar, do të marrë pjesë, bashkë me ish-presidentët SarkozyHollande dhe lideren e ekstremit të djtahtë, Marine Le Pen.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.