Mbi 20 viktima e 200 të plagosur/ Netanyahu: Nuk është një operacion, është me të vërtetë një luftë

Sirenat e luftës janë aktivizuar sërish në Izrael pasi grupi militant palestinez “Hamas” ka sulmuar me një breshëri raketash paraditen e së shtunës.

Tetor 7, 2023 - 12:45
 0
Mbi 20 viktima e 200 të plagosur/ Netanyahu: Nuk është një operacion, është me të vërtetë një luftë

Sirenat e luftës janë aktivizuar sërish në Izrael pasi grupi militant palestinez “Hamas” ka sulmuar me një breshëri raketash paraditen e së shtunës. Më tej dhjetra persona të armatosur kanë nisur një operacion ushtarak nga Rripi i Gazës ndërsa Izraeli është kundërpërgjigjur.

 

Përplasjet kanë lënë mbi 20 viktima dhe 300 të plagosu,r por ende nuk ka një bilanc të qartë, ndërkohë që retorika e liderve është ashpërsuar ndjeshëm. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka thirrur zyrtarët më të lartë të sigurisë.

 

Sakaq, Ministri izraelit i Mbrojtjes ka bërë të ditur se trupave ushtarake në terren i janë bashkuar edhe rezervistët ndërsa dhjetëra avionë luftarakë po kryejnë sulme ajrore në vendet e drejtuara nga Hamasi në Gaza.

 

Një komandant i lartë ushtarak i Hamasit njoftoi fillimin e operacionit në një transmetim në mediat vendase, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë.

 

Ndërkombëtarët nuk kanë vonuar të reagojnë, duke dënuar ashpër sulmet terroriste nga Gaza mbi Izraelin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.