Mbi 200 mijë euro dëm/ Zbulohet skema e mashtrimit në shitblerje apartamentesh, 3 në pranga

Tre shtetas kanë rënë në prangat e policisë, mesditën e sotme. Një operacion nga Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Operacionales së Drejtorisë së Tiranës, në bashkëpunim me komisariatin e Pogradecit, kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave në fshatin Starovë të Pogradecit. Burime konfidenciale bëjnë me dije se rasti lidhet me një skemë mashtrimi […]

Janar 22, 2024 - 16:14
 0
Mbi 200 mijë euro dëm/ Zbulohet skema e mashtrimit në shitblerje apartamentesh, 3 në pranga

Tre shtetas kanë rënë në prangat e policisë, mesditën e sotme. Një operacion nga Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Operacionales së Drejtorisë së Tiranës, në bashkëpunim me komisariatin e Pogradecit, kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave në fshatin Starovë të Pogradecit.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se rasti lidhet me një skemë mashtrimi lidhur me shitje e blerje pronash në Tiranë, si edhe falsifikim dokumentesh. Mësohet se shifrat e mashtrimit arrijnë në mbi 200 mijë euro.

Kanë qenë policia e qytetit liqenor që së bashku me forcat nga Tirana kanë lokalizuar tre personat duke i arrestuar, ndërsa po dërgohen për veprime të mëtejshme në drejtorinë e policisë Tiranë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.