Mbi 2100 media në 200 vende e rajone do transmetojnë drejtpërdrejt ose do raportojnë mbi Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së

Më 20:00 të së premtes sipas orës së Pekinit, do të nisë ngjarja vjetore televizive më tërheqëse në botë. Galaja e Festës së Pranverës e vitit 2024 e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) do të takohet me audiencën globale siç është planifikuar! Si programi televiziv më i ndjekur në botë i njohur nga Rekordet Botërore […]

Shkurt 8, 2024 - 17:59
 0
Mbi 2100 media në 200 vende e rajone do transmetojnë drejtpërdrejt ose do raportojnë mbi Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së

Më 20:00 të së premtes sipas orës së Pekinit, do të nisë ngjarja vjetore televizive më tërheqëse në botë. Galaja e Festës së Pranverës e vitit 2024 e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) do të takohet me audiencën globale siç është planifikuar!

Si programi televiziv më i ndjekur në botë i njohur nga Rekordet Botërore “Guinness”, Galaja e Festës së Pranverës është kthyer në një festival kulturor për kinezët në mbarë botën për të ndarë gëzimin dhe për të festuar Vitin e Ri, duke i ofruar botës një dritare për të kuptuar kulturën kineze dhe Festën e Pranverës të Kinës.

Galaja e Festës së Pranverës është transmetuar çdo vit në mbrëmjen e Vitit të Ri Kinez që nga 1983 për 41 vjet radhazi, duke lënë kujtime të bukura në zemrat e brezave të shikuesve. Edhe këtë vit ajo do të jetë ofrojë një festë audio-vizuale për publikun global. Këngët, vallet, pjesët e operave, skeçet humoristike, numrat e magjisë e të akrobacisë dhe pjesë të tjera do të ndajnë me botën hijeshinë e kulturës së shkëlqyer tradicionale kineze.

foto nga CCTV

Sivjet është Viti i Loong-ut sipas kalendarit hënor kinez. Loongu është totemi i kombit kinez, ka një pamje të fortë e madhështore, një shpirt trim e të patrembur, një ndjenjë bekimi të botës dhe një fuqi të pakrahasueshme. Vlerësohet se rreth një e pesta e popullsisë së botës e kremton Festën e Pranverës në një formë a në një tjetër. Në ditët e fundit, “Preludi i Galasë së Festës së Pranverës” i organizuar nga CMG-ja, është mbajtur rreth 40 herë në Kenia, Zvicër, Laos, Brazil, Jordani, Indonezi, Tajlandë, Argjentinë, Afrikën e Jugut, Uruguai, Fixhi dhe vende të tjera. Nëpërmjet transmetimit të videove promovuese të Galasë së Festës së Pranverës, shfaqjeve të trashëgimisë kulturore jomateriale, koreve kineze dhe të huaja, ndërveprimeve, si dhe shkrimit të paralelizmave të Festës së Pranverës, dërgimit të fjalëve të urimit, letrave të prera në dritare dhe formave të tjera krijohet një atmosferë festive për botën për të festuar Vitin e Ri Kinez.

Grupi Mediatik i Kinës do të integrojë kulturën e shkëlqyer tradicionale të Kinës dhe qytetërimin modern përmes komunikimit të integruar të “ideve + artit + teknologjisë”, për të krijuar një “banket kulturor të Vitit të Ri” të gëzueshëm. Kanalet në gjuhën angleze, spanjolle, frënge, arabe, ruse dhe platformat e jashtme të mediave të reja në 68 gjuhë të CGTN-it (Rrjetit Televiziv Global të Kinës) do të raportojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Itali, Rusi, Japoni, Brazil, Australi, Indi, Pakistan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, Indonezi, Laos, Kamboxhia, Afrikën e Jugut dhe Kenia. Më shumë se 2 100 media në 200 vende e rajone anembanë botës do ta transmetojnë Galanë e Festës së Pranverës ose do të raportojnë drejtpërdrejt mbi të. Më shumë se 3 000 ekrane të mëdha publike në 90 qytete të 49 vendeve në të gjitha kontinentet do të transmetojnë dhe promovojnë Galanë e Festës së Pranverës drejtpërdrejt, duke i lejuar njerëzit në mbarë botën të ndajnë hijeshinë unike të Festës së Pranverës dhe kulturës kineze, në atmosferën e këngëve të gëzuara dhe të qeshurave.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.