Mbi 30 grabitje, shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë, mes të arrestuarve edhe një grua

Autoritetet italiane kanë arrestuar 4 shqiptarë, mes tyre një grua, të moshës 20 deri në 40 vjeç me banim në La Spezia, të cilët janë vënë në prangat pasi akuzohen se kanë kryer grabitjen e 30 banesave mes Parma, Massa Carrara, Luça dhe La Spezia. Në mediat italiane thuhet se ata e kishin studiuar mirë […]

Gusht 9, 2023 - 12:05
 0
Mbi 30 grabitje, shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë, mes të arrestuarve edhe një grua

Autoritetet italiane kanë arrestuar 4 shqiptarë, mes tyre një grua, të moshës 20 deri në 40 vjeç me banim në La Spezia, të cilët janë vënë në prangat pasi akuzohen se kanë kryer grabitjen e 30 banesave mes Parma, Massa Carrara, Luça dhe La Spezia.

Në mediat italiane thuhet se ata e kishin studiuar mirë çdo gjë dhe kishin etiketuar banesat ku do të kryenin vjedhjen.

Agjentët e njësisë hetimore të komandës provinciale të karabinierëve të La Spezia-s, pas hetimeve të gjata, zbatuan urdhrin për masën e sigurisë në burg të lëshuar nga gjyqtarja hetuese e gjykatës së La Spezia-s, Diana Brusacà me kërkesë të zv. prokurorja Maria Pia Simonetti kundër tre burrave, ndërsa gruaja është akuzuar se ishte ajo që merrte sendet e vjedhura.

Pasi kanë mbledhur dëshmitë e viktimave, karabinierët kanë arritur të rindërtojnë kontekstin e veprimit të kriminelëve dhe pasi kanë kryer hetime të shumta kanë mbërritur në identifikimin e katër shqiptarëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.