Mbi 6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë e Durrës, kryesisht në turizëm dhe teknologji

Kriza e veçanërisht tre viteve të fundit, ka kthyer këtë vit vëmendjen e bizneseve si kurrë më parë te punonjës. Me paga më të larat dhe të shpërndara në profile të ndryshme, sipërmarrjet kërkojnë të punësojnë sa më shpejt këtë fillim-vit të paktën 6 mijë e 200 individë. “Nëse më përpara vendet më të shumta […]

Janar 18, 2024 - 15:26
 0
Mbi 6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë e Durrës, kryesisht në turizëm dhe teknologji

Kriza e veçanërisht tre viteve të fundit, ka kthyer këtë vit vëmendjen e bizneseve si kurrë më parë te punonjës. Me paga më të larat dhe të shpërndara në profile të ndryshme, sipërmarrjet kërkojnë të punësojnë sa më shpejt këtë fillim-vit të paktën 6 mijë e 200 individë.

“Nëse më përpara vendet më të shumta të lira ishin në industrinë përpunuese, tani kemi një ndryshim të trendit ku kemi shumë vende të lira puna në fushën e teknologjisë së informacionit, hoteleri-turizëm, në fushën e ndërtimit. Pra kemi një trend më ndryshe”, shprehet Gertiola Çepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit në AKPA.

Vendet e lira të punës janë shpallur tashmë edhe nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, të ndara edhe sipas qyteteve.

“Është Tirana. Kjo për shkak të përqendrimit më të lartë të bizneseve. më pas vjen Durrësi, Fier, dhe Vlora që kanë numër të konsiderueshëm vendesh të lira.”, shton Çepani.

Për të lehtësuar sa më shumë procesin e punësimit, tashmë aplikimet dhe e gjithë procedura mund të ndiqet “online” nga punëkërkuesi.

“Tashmë punëkërkuesi mund të hapi llogarinë e vetë në portalin “puna.gov.al”. të ngarkojë CV e tij dhe të aplikojë për vendin e punës pa ndërveprim fare të palëve të treta.”, dekalron më tej Gertiola Çepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit në AKPA.

Për të zbutur sa më shumë krizën për fuqi punëtore, qeveria pritet të vërë së shpejti në zbatim edhe formulën “trajnim duke punuar, kundrejt pagesës.” Skema do të bashkë-financohet nga qeveria dhe sipërmarrjet.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.