Mbi 600 mijë turistë të huaj në Dhjetor, INSTAT: Mbizotërojnë europianët
Sipas statistikave zyrtare të INSTAT viti 2023 u mbyll me 34.6% më shumë turistë të huaj se sa viti 2022. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2023 është 10 milionë e 155 mijë ndërkohë që në për 2022 ishin 7.5milionë. Rritje të ndjeshme numri i të huajve ka pësuar për […]
Sipas statistikave zyrtare të INSTAT viti 2023 u mbyll me 34.6% më shumë turistë të huaj se sa viti 2022.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2023 është 10 milionë e 155 mijë ndërkohë që në për 2022 ishin 7.5milionë. Rritje të ndjeshme numri i të huajve ka pësuar për muajin Dhjetor, duke u kthyer një nga muajit me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në krahasim me vitit 2022. Në Dhjetor sipas INSTAT kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 616 mijë turistë të huaj, duke u rritur me me 57,6 %, krahasuar me Dhjetor 2022.
Gjatë Dhjetorit rajoni me numrin më të lartë turistëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri është rajoni i Evropës me mbi 570 mijë turistë, pasuar nga Amerika me rreth 10 mijë shtetas dhe nga Azia Lindore me mbi 2 mijë turistë. Edhe gjatë 12 muajve të vitit 2023, turistët nga Europa përbëjnë shumicën, mbi 9.7 milionë.
Edhe për vitin 2024, turo-operatorët parashikojnë një rritje të numrit të turistëve të huaj me rreth 35% në krahasim me vitin e shkuar. Dhe sipas Unionit Turistik Shqiptar pritet që Shqipëria gjatë këtij viti të vizitohet nga mbi 13 milionë turistë.
/a.r
What's Your Reaction?