Mbi 70 anëtarë të stafit të OKB-së janë vranë që nga fillimi i luftës në Gaza

Shefi i agjencisë kryesore të ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Gaza njoftoi se 72 anëtarë të stafit janë vrarë që nga shpërthimi

Nëntor 2, 2023 - 19:25
 0
Mbi 70 anëtarë të stafit të OKB-së janë vranë që nga fillimi i luftës në Gaza

Shefi i agjencisë kryesore të ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Gaza njoftoi se 72 anëtarë të stafit janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, më 7 tetor.

 

“Ne kemi humbur deri tani 72 persona nga stafi,” tha Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë.

 

Ai theksoi se stafi ndodhet në të njëjta kushte me civilët në Gaza.

 

“Ata po luftojnë çdo ditë për të gjetur bukën, për të gjetur ujin, për të mbrojtur fëmijët. Dhe pavarësisht kësaj, dhe pavarësisht humbjes së rëndë brenda kësaj organizate, ata mbeten të përkushtuar të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ofruar mbështetje për njerëzit në Gaza. Por është një luftë e vazhdueshme e përditshme”, tha Lazzarini.

 

Të mërkurën, drejtoresha e komunikimit e UNRWA Juliette Touma i bëri jehonë kësaj ndjenje, duke thënë se”asnjë vend nuk është i sigurt në Gaza. Disa punonjës të stafit u vranë në krye të detyrës dhe disa u vranë në shtëpi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.