Mbi 70 denoncime për shantazhe online: Keqpërdorim i fotove e të dhënave, kryeson TikTok
Gjatë një muaj në policinë e Tiranës janë dënoncuar 70 raste për publikim të fotove dhe të dhënave personale pa leje në rrjetet sociale. Ekspertë të policisë thonë se shumica e personave nuk e dinë që për keqpërdorimin e fotove dënimi është nga 6 muaj deri në 6 vite burg. Të miturit dhe vajzat janë […]
Gjatë një muaj në policinë e Tiranës janë dënoncuar 70 raste për publikim të fotove dhe të dhënave personale pa leje në rrjetet sociale. Ekspertë të policisë thonë se shumica e personave nuk e dinë që për keqpërdorimin e fotove dënimi është nga 6 muaj deri në 6 vite burg.
Të miturit dhe vajzat janë më lehtë të manipulueshëm, por nuk mungojë as rastet kur dhe këta janë vetë autorët e veprës penale, falsifikim kompjuterik.
“Nuk janë të ndarë, ka nga çdo lloj grupmoshe. Kemi patur dhe mosha të mitura që e kanë bërë shantazhin por dhe mosha mesatare…”, tha Klodian Bilushi, shef i Krimit Kibernetik Tiranë.
Denoncimet kanë ardhur në rritje, nga vitit në vit, por megjithatë, në shumë raste, janë kallëzime të kryera në vonesë, atëherë kur vetë viktima është dorëzuar para këtij fakti. Sa më shumë kohë të kalojë nga hapja e profilit aq më shumë e vështirë bëhet dhe merr kohë, mbyllja e tij, nga ekspertët.
“Nga viti 2023, qershori veprat panale me ket tendecëne janë evidentuar pothuaj trefishi i mëparshëm. për 2023, ka qënë 423 raste me shumë sesa viti 2022”, tha Klodian Bilushi, shef i Krimit Kibernetik Tiranë.
Tik –toku është në krye të listës së denoncimeve, por nuk mbeten pas as rrjetet sociale si Instagram dhe Telegram.
“Tik Tok për momentin, por vazhdon dhe në instagram…telegrami ka një qasje që postohet shumicë fotosh dhe jo të vetëm një personi. Kemi disa raste që po i hetojmë…- Shumica e personave nuk e kanë idene që dënimi është shumë për ketë pjesë, 6 muaj deri në 6 vjet burg. Sigurisht që po të hyjnë në pjesë dhe konsumimi i veprës penale perndjekje online rritet, që në 99% të raste autorët e kryejnë dhe këtë”, tha Klodian Bilushi, shef i Krimit Kibernetik Tiranë.
Në të tilla raste, mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të kapur një autor dhe për të mbyllur profilet është kallzimi në Polici, si dhe ruajta e çdo prove apo dhe linku shpërndarës./m.j
What's Your Reaction?