Mbrëmja e 7 shqiptarëve në Serie A, dështon Berisha e Bajrami

Në Serie A u luajtën dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, Empoli-Lecce e Cagliari-Sassuolo, ku pjesë e këtyre ekipeve janë plotë 7 shqiptarë, ku 5 prej tyre kanë luajtur. Ndeshja e parë mes Empolit dhe Lecce-s u mbyll në barazim 1-1. Te vendasit ishin në formacion Ismajli dhe Berisha, ndërsa në fundin e pjesës […]

Dhjetor 12, 2023 - 08:26
 0
Mbrëmja e 7 shqiptarëve në Serie A, dështon Berisha e Bajrami

Në Serie A u luajtën dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, Empoli-Lecce e Cagliari-Sassuolo, ku pjesë e këtyre ekipeve janë plotë 7 shqiptarë, ku 5 prej tyre kanë luajtur.

Ndeshja e parë mes Empolit dhe Lecce-s u mbyll në barazim 1-1. Te vendasit ishin në formacion Ismajli dhe Berisha, ndërsa në fundin e pjesës së parë u aktivizua edhe Shpendi. Ndërkohë, për skuadrën e Lecce-s u aktivizua Ramadani në formacion, ndërsa në stol qëndruan Berisha dhe Dermaku. Banda ndëshkoi fillimisht Berishën, i cili pësoi gol nga një distancë e largët.

Në ndeshjen tjetër, Cagliari fitoi 2-1, ku Bajrami u aktivizua në pjesën e dytë dhe arriti madje edhe të shënonte, por goli i tij u anulua nga VAR-i.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.