Mbreti Charles III diagnostikohet me kancer, Pallati Mbretëror: Ja si paraqitet gjendja e tij

Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer. Lajmin që mbreti i Britanisë së Madhe është prekur nga sëmundja e rëndë, e ka dhënë palalti mbretëror gjatë ditës së hënë (5 shkurt). Teksa po kryente një kontroll për prostatën e zmadhuar, mjekët zbuluan një lloj kanceri tek monarku. Gjithashtu “Pallati Mbretëror” deklaron se Mbreti mbetet plotësisht pozitiv […]

Shkurt 5, 2024 - 19:29
 0
Mbreti Charles III diagnostikohet me kancer, Pallati Mbretëror: Ja si paraqitet gjendja e tij

Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer. Lajmin që mbreti i Britanisë së Madhe është prekur nga sëmundja e rëndë, e ka dhënë palalti mbretëror gjatë ditës së hënë (5 shkurt).

Teksa po kryente një kontroll për prostatën e zmadhuar, mjekët zbuluan një lloj kanceri tek monarku.

Gjithashtu “Pallati Mbretëror” deklaron se Mbreti mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të ndihmojnë për ta përkrahur gjatë trajtimit të tij.

Ndërsa nuk jepen detaje të mëtejshme për fazën e kancerit apo një prognozë.

Edhe pse ai nuk do të jetë në daljet publike, mbreti, 75 vjeç, do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.