Mbyllen hetimet për Kristian Cenajn/ Akuzohet për vrasjen dhe zhdukjen e Mariglen Gjonajt

31-vjeçari, Kristjan Cenaj i arrestuar 1 vit më parë për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit, Maringlen Gjonaj në Kurbin, do të përballet në gjykatë me akuzën e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”. Pas disa seancash gjyqësore paraprake, dosja penale me të pandehur të riun nga Mamurrasi ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës. Vetë […]

Nëntor 19, 2023 - 12:41
 0
Mbyllen hetimet për Kristian Cenajn/ Akuzohet për vrasjen dhe zhdukjen e Mariglen Gjonajt

31-vjeçari, Kristjan Cenaj i arrestuar 1 vit më parë për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit, Maringlen Gjonaj në Kurbin, do të përballet në gjykatë me akuzën e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”.

Pas disa seancash gjyqësore paraprake, dosja penale me të pandehur të riun nga Mamurrasi ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës.

Vetë i akuzuari, Kristjan Cenaj ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se 31-vjeçari e ka vrarë adoleshentin për t’i marrë një orë “Rolex” dhe një varëse të cilat viktima i kishte me vete ditën e ngjarjes.

Cenaj u ndalua në aeroportin e Rinasit në momentin që po futej në Shqipëri për shkak të urdhër-ndalimit të lëshuar më herët.

Eshtrat e adoleshentit 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, u gjetën në muajin Prill të vitit 2022 të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, pas 7 vitesh nga momenti që ishte shpallur i zhdukur.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.