Mbyllen hetimet, SPAK çon për gjykim Fran Tucin dhe dy të tjerë: 2.2 mln euro dëm shtetit

SPAK ka njoftuar këtë të hënë përfundimin e hetimeve për dosjen e Bashkisë Fushë-Arrëz, që ngarkon me përgjegjësi penale ish-drejtuesin e saj Fran Tuci. Ish-kryebashkiaku, së bashku me ish-administratorin e njësisë Iballë, Ndoc Marku dhe administratorin e një firme private, Durim Margjekajn akuzohen për dëmtimin e një pylli, në mënyrë që ti hapnin rrugë ndërtimit […]

Gusht 16, 2023 - 10:04
 0
Mbyllen hetimet, SPAK çon për gjykim Fran Tucin dhe dy të tjerë: 2.2 mln euro dëm shtetit

SPAK ka njoftuar këtë të hënë përfundimin e hetimeve për dosjen e Bashkisë Fushë-Arrëz, që ngarkon me përgjegjësi penale ish-drejtuesin e saj Fran Tuci.

Ish-kryebashkiaku, së bashku me ish-administratorin e njësisë Iballë, Ndoc Marku dhe administratorin e një firme private, Durim Margjekajn akuzohen për dëmtimin e një pylli, në mënyrë që ti hapnin rrugë ndërtimit të një aksi rrugor pa leje.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se ka arritur të provojë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Tuci dhe Marku kanë shkaktuar gati 2,2 milionë euro dëm, duke shpyllëzuar fondin pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë-Arrëz.

Me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë dëmtimin e rëndë (vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz“, thuhet në njoftimin e SPAK.

Sakaq biznesmeni Durim Margjekaj, në cilësinë e administratorit të firmës “Legjendari” sh.p.k. “me dashje të plotë dhe të drejtpërdrejtë ka kryer punime ndërtimi infrastrukture pa lejen përkatëse duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz”.

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 67 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:

1.   Fran Tuci, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

2.   Ndoc Marku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

3.   Durim Margjekaj, akuzuar për veprën penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pgf 4 i Kodit Penal.

Njoftimi i SPAK

Segmenti i ri rrugor, rreth 1,8 km i gjatë dhe 5 metër i gjerë për të cilin akuzohen tre të pandehurit ka cënuar fondin pyjor dhe çuan në arrestimin e tyre, pasi dëmi u përllogarit nga IKMT e Shkodrës, pas inspektimit të kryer në terren. Ndonëse pa leje, në punimet për hapjen e rrugës së re është vepruar në terren me mjete të rënda, duke shkatërruar pronën shtet dhe duke kryer gërmime në volume të konsiderueshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.