Mbyllet Akropoli në Greqi, shkak moti i nxehtë

Akropoli i Athinës, vendi më i vizituar në Greqi, do të qëndrojë i mbyllur për publikun sot në orët më të nxehta të ditës. ”Ministria e Kulturës bën me dije se zona arkeologjike e Akropolit do të jetë e mbyllur nga ora 12:00-17:00”, njoftoi ministria, pasi temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius. […]

Qeshor 12, 2024 - 13:20
 0
Mbyllet Akropoli në Greqi, shkak moti i nxehtë

Akropoli i Athinës, vendi më i vizituar në Greqi, do të qëndrojë i mbyllur për publikun sot në orët më të nxehta të ditës.

”Ministria e Kulturës bën me dije se zona arkeologjike e Akropolit do të jetë e mbyllur nga ora 12:00-17:00”, njoftoi ministria, pasi temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit, e para e vitit në vend, pritet të zgjasë deri nesër.

Ministria e Mbrojtjes Civile paralajmëroi për një rrezik shumë të lartë zjarresh, veçanërisht në rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.