Mbyllet pjesa e parë/ Shqipëria 45 minuta larg kualifikimit

Shqipëria e mbylli me fitore pjesën e parë të ndeshjes së rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Europian, në transfertë ndaj Moldavisë. Goli i Cikalleshit

Nëntor 17, 2023 - 19:03
 0
Mbyllet pjesa e parë/ Shqipëria 45 minuta larg kualifikimit

Shqipëria e mbylli me fitore pjesën e parë të ndeshjes së rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Europian, në transfertë ndaj Moldavisë. Goli i Cikalleshit në penallti ishte vendimtar për t’i çuar kuqezinjtë në dhokat e zhveshjes jo vetëm në avantazh rezultati, por edhe me moral të lartë.

 

Përveç golit, pjesa e parë e administruar mirë nga kombëtarja kuqezi. Skuadra e Sylvinho rrezikoi shumë pak të merrte gol, ndërkohë që ishte kërcënuese edhe në të paktën dy raste të tjera me Ardian Ismajli dhe Nedin Bajrami. Shqipëria është 45 minuta larg kualifikimit në Europian. Objektiv i cili mund të arrihet minimumi edhe me një barazim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.