Mbyllet sot faza e parë e kampionatit, Tirana dhe Partizani në fushë

Sot do të mbyllet faza e parë e kampionatit shqiptar me dy ndeshjet e fundit. Tirana, pas humbjes në derbi, kërkon të rikthehet sa më parë tek fitorja. Bardheblutë luajnë me Egnatian në shtëpi, një rival direkt edhe për titullin kampion. Të dyja skuadrat do të luajnë vetëm për fitore. Aktualisht, Egnatia kryeson tabelën me […]

Tetor 23, 2023 - 09:30
 0
Mbyllet sot faza e parë e kampionatit, Tirana dhe Partizani në fushë

Sot do të mbyllet faza e parë e kampionatit shqiptar me dy ndeshjet e fundit.

Tirana, pas humbjes në derbi, kërkon të rikthehet sa më parë tek fitorja. Bardheblutë luajnë me Egnatian në shtëpi, një rival direkt edhe për titullin kampion. Të dyja skuadrat do të luajnë vetëm për fitore. Aktualisht, Egnatia kryeson tabelën me 16 pikë, ndërsa kryeqytetasit janë në vendin e tretë, me 13 pikë.

Edhe Partizani do të këtë një ndeshje të vështirë në letër, pasi luan kundër Erzenit në transfertë. Shijakasit shpeshherë kanë treguar se mund të surprizojnë, e aq më tepër ekipet e mëdha, megjithatë tek “Demat e kuq” nuk ka justifikime, pavarësisht mungesave të shumta ata do të futen në fushë vetëm për 3 pikë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.