Me 12 emigrantë të paligjshëm në makinë, italiani shkakton aksident, tenton t’i ikë policisë

Një italian që po transportonte drejt kryeqytetit 12 emigrantë të paligjshëm ka shkaktuar aksident në afërsi të fshatit Vërdovë të Pogradecit. Nga aksidenti

Mars 28, 2024 - 12:50
 0
Me 12 emigrantë të paligjshëm në makinë, italiani shkakton aksident, tenton t’i ikë policisë

Një italian që po transportonte drejt kryeqytetit 12 emigrantë të paligjshëm ka shkaktuar aksident në afërsi të fshatit Vërdovë të Pogradecit.

Nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur por policia nuk bën me dije në qoftë se është një nga 12 emigrantët e paligjshme.

Sipas burimeve të siguruara, pas aksidentit shtetasi italian ka kërkuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por kanë qënë banorët e zonës të pranishëm në aksident ata që janë bërë të mundur moslejimin e largimit të tij deri në mbërritjen e policisë.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë shtetasi italian do të përballet me dy akuza, atë të trafikimit të qenieve njerëzore dhe shkaktimin të aksidentit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.