Më 3 qershor hapen regjistrimet për çerdhet, më 10 qershor aplikimet për kopshtet

Ndërtimi i çerdheve dhe kopshteve të reja në Tiranë, ka qenë emergjente. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës Zhaneta Beqiri në studion e RTSH 24. Beqiri ka bërë me dije më tej se më 3-7 qershor hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe ndërsa nga data 10-21 qershor hapen aplikimet […]

Maj 21, 2024 - 10:00
 0
Më 3 qershor hapen regjistrimet për çerdhet, më 10 qershor aplikimet për kopshtet

Ndërtimi i çerdheve dhe kopshteve të reja në Tiranë, ka qenë emergjente. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës Zhaneta Beqiri në studion e RTSH 24.

Beqiri ka bërë me dije më tej se më 3-7 qershor hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe ndërsa nga data 10-21 qershor hapen aplikimet për regjistrimin në kopshte.

Numri i aplikimeve ka qenë i lartë. Periudha zyrtare e aplikimeve për çerdhe është data 3 qershor, gjatë gjithë javës, deri në datën 7 që është ditë e premte. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të shkojnë në ambientet e çerdheve që të kryejnë aplikimet.

Nga data 10-21 do presim aplikimet për kopësht. Kjo është periudha zyrtare e aplikimeve. Por gjatë gjithë vitit kemi pranuar aplikime për të marrë këtë shërbim. Numri i aplikimeve në këto vite ka qenë gjithmonë më i lartë sa i takon numrit të aplikimeve dhe ofertës në bashki që ne kemi”, tha Beqiri.

Kjo e fundit deklaroi gjithashtu se janë 101 objekte të rikostruktuara dhe ndërtuara në Tiranë.

Beqiri sqaroi se janë 7 çerdhe të reja, 27 çerdhe të rikonstruktuara, 23 kopshte të reja dhe 39 kopshte të rikonsturktuara.

“Sot Tirana ka 101 objekte të rikonstruktuara dhe ndërtuara nga themelet. Janë 7 çerdhe të reja, 3 objekte me qira dhe 2 objekte falë një projekte çerdhe në vendin e punës. Çerdhe të rikonstruktuara janë 27, kopshte të reja nga themelet janë 23 dhe të rikonsturktuara 39.

Janë objekte që kanë gjithë elementet e infrastrukturës të përshtatshme për të ofruar një shërbim të sigurt për fëmijët nga 6 muaj në 6 vjeç. Ndërhyrja në infrastrukturë ka qenë emergjente. Ka qenë e nevojshme të kishim bashkëpunim me donatorët që reaguan në kohë rekord dhe në 2016-2017 u sistemua infrastruktura në kopshte.

Momentalisht është fazë e tejkaluar. Objektet që vlerësohen për ndërhyrje në rikonstruksion, është bashkia e Tiranës që vazhdon procedurat sepse vetë ligji i amortizimit bën të vetën në disa objekte.

Momentalisht jemi duke marrë objekte me qira, po ndërtojmë objekte të reja. Kjo është arsyeja pse po marrim objekte me qira, pasi ndërtimi i objekteve të reja kërkon kohë”, bëri me dije Beqiri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.