Me 65 vota pro dhe 3 kundër, Kuvendi i RMV zgjedh qeverine teknike dhe Xhaferin në krye të saj, bojkoton opozita shqiptare

Me 65 vota pro dhe 3 kundër deputetët votuan Qeverinë teknike e cila do të jetë në funksion 100 ditë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë ata ashtu edhe siç paralajmëruan nuk votuan qeverinë teknike, derisa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezent në sallë. Në fjalën e tij drejtuar deputetëve para votimit, Xhaferi […]

Janar 28, 2024 - 14:12
 0
Me 65 vota pro dhe 3 kundër, Kuvendi i RMV zgjedh qeverine teknike dhe Xhaferin në krye të saj, bojkoton opozita shqiptare

Me 65 vota pro dhe 3 kundër deputetët votuan Qeverinë teknike e cila do të jetë në funksion 100 ditë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë ata ashtu edhe siç paralajmëruan nuk votuan qeverinë teknike, derisa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezent në sallë.

Në fjalën e tij drejtuar deputetëve para votimit, Xhaferi pasi dorëzoi listën e kabinetit të tij qeveritar, deklaroi se qeveria e tij teknike do të ketë në fokus prioritetet strategjike dhe shtetërore.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën deri në zgjedhjen e qeverisë së ardhshme politike do të fokusohet në prioritetet strategjike dhe shtetërore të veta konkrete. Në lidhje me prioritetin e lartë të qeverisë që është përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të lira, ‘fair’ (të drejta) dhe demokratike, qeveria në një procedurë të drejtpërdrejtë, transparente dhe ligjore e në bashkëpunim me Kuvendin, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe misionin e OSBE/ODIHR, BE dhe SHBA do të zbatojë të gjitha parakushtet ligjore, institucionale, organizative dhe operative për zbatimin e vullnetit të qartë të qytetarëve duke synuar mundësimin e standardeve më të larta europiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet që të zhvillohen zgjedhje me ligjshmëri të plotë, konsensualitet dhe pranim konsensual të vullnetit elektoral të qytetarëve”, u shpreh Xhaferi para deputetëve të pranishëm.

Kujtojmë se Talat Xhaferi pason Dimitar Kocaçevskin në këtë detyrë dhe sipas ligjit do të ketë një mandat prej 100 ditësh.

Fokus i qeverisjes do të jetë organizimi dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor më 8 Maj ku krahas zgjedhjeve parlamentare do të zhvillohen edhe ato presidenciale.

Pjesë e Qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Në ekzekutivin teknik, kjo parti do të ketë edhe tri zëvendëskryeministra, me kompetenca të veçanta.

Ndryshime në postet e tjera ministrore nuk do të ketë. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëheqin ministritë që aktualisht kanë nën drejtim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.