“Më dha thikën dhe më tha ta kërcënoja”, shoku nxjerr hapur partnerin e shqiptares së vrarë: Kishim plan ta grabisnim

Dosja e ngritur për vdekjen e 41-vjeçares Gjeorgjia me origjinë shqiptare, përshkruan me detaje rrëfimin zbulues të mikut 34-vjeçar të partnerit të saj në polici. Shoku i autorit,

Janar 12, 2024 - 11:00
 0
“Më dha thikën dhe më tha ta kërcënoja”, shoku nxjerr hapur partnerin e shqiptares së vrarë: Kishim plan ta grabisnim

Dosja e ngritur për vdekjen e 41-vjeçares Gjeorgjia me origjinë shqiptare, përshkruan me detaje rrëfimin zbulues të mikut 34-vjeçar të partnerit të saj në polici.

Shoku i autorit, kur ndjeu se çështja ishte drejt zbardhjes vendosi të fliste dhe të përshkruante me detaje atë që ndodhi para dhe pas vrasjes brutale të shqiptares shtatzënë.

Siç thuhet në dokumentet përkatëse, 34-vjeçari ka pohuar në polici se më 1 janar, rreth orës 15:50, partneri i Gjeorgjisë e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që të vinte në shtëpinë e tij në orën 20:00.

Kur u takuan, Akis, partneri i 41-vjeçares, i kërkoi që ta ndihmonte për të kryer “ një grabitje të rreme”, dhe përshkroi planin që kishte hartuar.

Ai i tha se do të merrte Gjeorgjinë nga puna dhe kur të dy ktheheshin në banesën e tij, ai (shoku i partnerit) do ta sulmonte Gjeorgjinë, do ta kapte nga pas dhe do t’i lidhte gojën që ajo të mos bërtiste. Më pas ajo do të çohej në dhomën e gjumit dhe do ta prangosnin.

Në fakt, siç thotë 34-vjeçari, Akis i ka treguar një thikë shtëpiake me dorezë të verdhë dhe i ka kërkuar që ta përdorte për të kërcënuar partneren.

Pasi ta kishin imobilizuar, duke u shtirur si grabitës, në mëngjes do të shkonin në shtëpinë e prindërve të Gjeorgjisë dhe do të merrnin nga shtëpia e saj 7000-8000 euro që kishin prindërit e saj.

Më pas ata do të ktheheshin në banesën e partnerit të 41-vjeçares dhe pasi kishin zgjidhur gruan, do të pretendonin se i kishin grabitur.

Takimi me vdekjen

Siç përshkroi i pandehuri, plani hyri në fuqi rreth orës 21:00 të natës së Vitit të Ri, kur partneri i 41-vjeçares u largua nga shtëpia për të marrë gruan nga puna, ndërsa ai mbeti në shtëpi.

Dritat e apartamentit mbetën të fikura dhe grilat e mbyllura. Sipas 34-vjeçarit, 41-vjeçarja dhe partneri i saj janë kthyer nga ora 22:50 deri në 23:10. Ai vetë i priste i fshehur në sallon.

Kur Gjeorgjia ka hyrë në banesë, 34-vjeçari e ka sulmuar nga pas dhe e ka imobilizuar duke i mbajtur me dorën e majtë gojën, ndërsa me të djathtën i ka vënë në fyt thikën që mbante.

Më pas e ka futur me forcë në dhomën e gjumit ku partneri i saj pasi fiku dritat e prangosi  dhe i ngjiti gojën dhe sytë.
Më pas ai i ka marrë thikën nga dora e bashkëpunëtorit të tij dhe i ka bërë shenjë që të largohej nga banesa dhe të shkonte në makinën e tij.

Pas rreth 10 minutash, partneri i Gjeorgjisë zbriti në katin e poshtëm dhe i kërkoi të ngjitej në banesë për ta ndihmuar.

Kur 34-vjeçari e pyeti se çfarë ndodhi, partneri i Gjeorgjisë i tha se “Georgjia ka vdekur”.

Kur është ngjitur në banesë, ka parë 41-vjeçaren të shtrirë në shtrat në një pellg gjaku.

Dihet vazhdimi. Ai dhe shoku i tij nisën përpjekjet për të eliminuar gjurmët dhe provat e krimit duke e transportuar trupin e gruas me një sënduk në një zonë të largët dhe të paarritshme, katër kilometra larg.

Njëkohësisht kanë pastruar vendin ku ka ndodhur vrasja dhe provat i kanë hedhur në vende të ndryshme.

SMS mashtruese

Veç kësaj, bie në sy se në përpjekje për të mashtruar autoritetet, partneri i vajzës dyshohet se i ka dërguar një mesazh nënës së saj nga celulari të nesërmen në mëngjes, ku ndër të tjera i shkruante asaj se ajo kishte një takim dhe duhet të shkonte diku, duke shtuar se Akis (domethënë autori) nuk di asgjë për të.

Në mesazh thuhej konkretisht: “Mami mirëmëngjes. Nuk do vij tani ne mengjes se kam një takim dhe do shkoj direkt në pune logjikisht. Nuk i thashë gjë Akisit, ai e di që do të kthehem në shtëpi. Shihemi më vonë, tani kam punë”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.