Me diplomë universiteti në Shqipëri, kultivonte kanabis në Britani, arrestohet nga policia 24-vjeçari (EMRI)

Një 24-vjeçar shqiptar i identifikuar si Kleon Zeneli është arrestuar në Britani, pasi u kap me fermë kanabisi, në një banesë që e

Shkurt 26, 2024 - 12:05
 0
Me diplomë universiteti në Shqipëri, kultivonte kanabis në Britani, arrestohet nga policia 24-vjeçari (EMRI)

Një 24-vjeçar shqiptar i identifikuar si Kleon Zeneli është arrestuar në Britani, pasi u kap me fermë kanabisi, në një banesë që e kishte marrë me qera.

I riu, kishte përfunduar studimet e larta dhe ishte diplomuar në Bachelor në Univeristetin e Arteve, por më pas kishte emigruar ilegalisht në Britani. Aktiviteti i tij i paligjshëm u zbulua nga një agjent imobilar, i cili kishte vënë re se në banesën e marrë me qera nga shqiptari, po kultivohej bimë narkotike, dhe më pas ka lajmëruar menjëherë policinë.

Menjëherë, pas marrjes së njoftimit, policia shkoi në vendngjarje, ku arrestoi Kleon Zenelin dhe sekuestroi 50 bimë narkotike, të cilat arrinin deri në 2 metra. Pas kontrolleve, u konfirmua se shqiptari kishte ndërhyrë edhe në sahatin e energjisë elektrike.

I riu shqiptar, sipas autoriteteve nuk ka pasur asnjë dënim të mëparshëm në Britani.

Avokati McKone tha se shqiptari do ishte përballur me një dënim prej 21 muajsh, por, me një zbritje prej një të tretës për pranimin e fajësisë, gjykata dha një dënim përfundimtar prej 14 muajsh. Tashmë pritet edhe dëbimi i Zenelit nga Britania në Shqipëri./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.