Me dron/ Sulm izraelit në Bejrut, mes të vrarëve numri 2 i komandës së Hamasit

Nënkryetari i Hamasit, Saleh al-Arouri, është vrarë gjatë një sulmi izraelit me dron në Bejrut. Sipas televizionit shtetëror libanez, një raketë drone izraelite shënjestroi një zyrë rajonale të Hamasit në periferinë jugore të Bejrutit, ku Arouri besohej të ishte i pranishëm. Të paktën katër persona u vranë në shpërthim, sipas agjencisë së lajmeve Rojters, duke konfirmuar vrasjen e […]

Janar 2, 2024 - 18:54
 0
Me dron/ Sulm izraelit në Bejrut, mes të vrarëve numri 2 i komandës së Hamasit

Nënkryetari i Hamasit, Saleh al-Arouri, është vrarë gjatë një sulmi izraelit me dron në Bejrut.

Sipas televizionit shtetëror libanez, një raketë drone izraelite shënjestroi një zyrë rajonale të Hamasit në periferinë jugore të Bejrutit, ku Arouri besohej të ishte i pranishëm.

Të paktën katër persona u vranë në shpërthim, sipas agjencisë së lajmeve Rojters, duke konfirmuar vrasjen e liderit palestinez.

Arouri ishte një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit dhe udhëhoqi praninë e grupit në Bregun Perëndimor./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.