“Me fraktura të rënda në kokë”, ja si është gjendja e avokatit të Berishës pasi u dhunua në ish-Bllok

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, është dhunuar mëngjesin e kësaj të mërkure. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku burime për A2 CNN bëjnë me dije se gjendja e tij është e rëndë. Nga sa mësohet, si pasojë e dhunës, Mëngjesi ka fraktura të rënda në kokë dhe është me koshiencë të ulët. Avokati […]

Maj 29, 2024 - 12:40
 0
“Me fraktura të rënda në kokë”, ja si është gjendja e avokatit të Berishës pasi u dhunua në ish-Bllok

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, është dhunuar mëngjesin e kësaj të mërkure. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku burime për A2 CNN bëjnë me dije se gjendja e tij është e rëndë.

Nga sa mësohet, si pasojë e dhunës, Mëngjesi ka fraktura të rënda në kokë dhe është me koshiencë të ulët. Avokati i është nënshtruar ekzaminimeve dhe po mbahet në monitorim nga bluzat e bardha.

Autorët e kësaj ngjarjeje nuk janë identifikuar ende. Policia ka ngritur grupin hetimor, i cili po punon për të kapur autorët dhe për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.