Me ftesë të Emirateve të Bashkuara, anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të vizitojnë vendkalimin kufitar, Rafah

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të vizitojnë këtë të hënë kufirin midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës.

Dhjetor 11, 2023 - 11:47
 0
Me ftesë të Emirateve të Bashkuara, anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të vizitojnë vendkalimin kufitar, Rafah

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të vizitojnë këtë të hënë kufirin midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës. Vizita është organizuar nga Emiratet e Bashkuara. Vizita në vendkalimin kufitar Rafah vjen pas rrëzimit të rezolutës së Arabisë Saudite, ku kërkohej armëpushim të menjëhershëm mes Hamasit dhe Izraelit.

Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara në OKB, Lana Nusseibeh tha se qëllimi i udhëtimit është që përfaqësuesit e vendeve anëtare në Këshillin e Sigurimit të ‘prekin’ nga afër situatën në terren.

Nusseibeh shtoi se kjo nuk është një vizitë zyrtare e Këshillit të Sigurimit.

Sipas gazetës së Emirateve të Bashkuara Arabe “The National”, të vetmet vende në këshillin prej 15 anëtarësh që nuk u bashkuan janë Franca, SHBA dhe Gaboni./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.