Me ftesë të Erdogan, Rama viziton sot Turqinë,çfarë pritet të diskutohet mes tyre

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të presidentit Rexhep Tahip Erdogan. Sipas Presidencës turke, në

Shkurt 20, 2024 - 08:09
 0
Me ftesë të Erdogan, Rama viziton sot Turqinë,çfarë pritet të diskutohet mes tyre

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të presidentit Rexhep Tahip Erdogan.

Sipas Presidencës turke, në kuadër të kësaj vizite, në Ankara do të mbahet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi nën drejtimin e Erdoganit dhe Ramës, raporton Anadolu.

Në këtë mbledhje do të diskutohen aspektet e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe hapat që do të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Rama dhe Erdogan do të diskutojnë edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe në arenën ndërkombëtare, si dy vende anëtare të NATO-s.

Në takimin dypalësh pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.