‘Më i shpejti, më i pakapshmi’! Karamuço: Ky është ‘fantazma e Mesdheut’, krimineli shqiptar që nuk i gjendet as foto

Operacioni ‘Flakë në det’ i cili ka nisur që në mesin e muajit gusht me 2 shtetasit ukrainas që kanë fundosur anijen e mbushur me kanabis të nisur nga Lugina e Patokut, kanë djegur pak ditë më parë shefin e Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj. Përmes një aksioni të iniciuar nga SPAK, efektivët e Policisë […] The post ‘Më i shpejti, më i pakapshmi’! Karamuço: Ky është ‘fantazma e Mesdheut’, krimineli shqiptar që nuk i gjendet as foto first appeared on JavaNews.al.

Tetor 12, 2023 - 13:15
 0
‘Më i shpejti, më i pakapshmi’! Karamuço: Ky është ‘fantazma e Mesdheut’, krimineli shqiptar që nuk i gjendet as foto

Operacioni ‘Flakë në det’ i cili ka nisur që në mesin e muajit gusht me 2 shtetasit ukrainas që kanë fundosur anijen e mbushur me kanabis të nisur nga Lugina e Patokut, kanë djegur pak ditë më parë shefin e Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj. Përmes një aksioni të iniciuar nga SPAK, efektivët e Policisë së Shtetit vunë në pranga kolegun e tyre në krye të Policisë së Laçit si të përfshirë në trafikun e drogës.

Në përgjimet e kryera nga organizata partnere është zbardhur edhe roli që Dritan Metaj kishte në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe. Edhe pse ishte numri 1 i komisaritit të Laçit dhe do të duhej të jepte urdhëra për ndalimin e të inkriminuarve, vetë Metaj rezulton të kishte rolin e transportuesit personal të atij që cilësohet si baron i drogës në këtë grup krimina, Gëzim Çelaj.

Eksperti Ervin Karamuço i ftuar në Top Story në Top Channel tha se ata mësuan linjat, i korruptuan, dhanë para, dhe vetëm 4-5 veta nga ata kanë qenë në hetim.

“Disa madje janë ngritur dhe në gradë. AMP ka bërë punë gjatë kësaj kohe, por nuk ka prekur nivele të larta të policisë së shtetit, është marrë me nivelin zbatues të policisë. Vetëm SPAK është marrë me nivele të larta. Dhe ne e kemi të pavarur SPAK nga policia.

Por çfarë ishin këta 3 personat? Njëri ishte fantazma e Mesdheut, kështu i thonë. As fotografi nuk i gjejnë. Merret me linja nga Afrika e Veriut, në Marok, në Turqi e Itali, ai është më i shpejti e më i pakapshmi. Madje që nga koha kur Luan Rama ka qenë ministër i Brendshëm,” tha Karamuço.

/a.r

The post ‘Më i shpejti, më i pakapshmi’! Karamuço: Ky është ‘fantazma e Mesdheut’, krimineli shqiptar që nuk i gjendet as foto first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.