“Më jep 1 mijë euro nëse nuk do gjakderdhje”, Altin Çoku shantazhoi mjekun psikiatër vite më parë, si ja hodhi paq burgut
Altin Çoku, 39-vjeçari i arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e shtyrjes së Sibela Abedinit drejt vetëvrasjes është një emër i njohur
Altin Çoku, 39-vjeçari i arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e shtyrjes së Sibela Abedinit drejt vetëvrasjes është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.
Vite më parë, 39-vjeçari ishte arrestuar nga policia, pasi kishte djegur me benzinë djalin e dajës së tij, pasi motra e këtij të fundit nuk pranonte të kishte lidhje me Çokun. Në atë kohë, ai ja hodhi paq burgut, pasi ekspertiza mjeko-ligjore e nxori atë me prapambetje mendore, ku gjykata ngarkoi të atin e tij për të ndjekur mjekimin e detyruar.
Por gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se Çoku është dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014.
Çoku ishte pacient i mjekut, i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit, duke i kërkuar atij shuma parash e duke e kërcënuar se do të kishte gjakderdhje.
Në muajin qershor të vitit 2014, i Altin Çoku i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar lekë për të mjekuar vajzën e tij dhe për t’ia dhënë avokatit për një çështje që kishte. Disa herë Altini ka i kërkuar para mjekut, edhe nëpërmjet mesazheve telefonike. Kallëzuesi në deklarimet tij sqaron se Çoku i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë eurosh, i detyruar për shkak të kërcënimeve.
“Une jam ke shpija më bëj sms a të vij sipër e ti marr apo nuk ke gjet gjato vroj se fol me njeri se un o ti gjall pastaj”, i ka shkruar Çoku mjekut në një prej mesazheve.
Ndërsa në një letër me shkrim dore, Altin Çoku e kërcënion sërish mjekun me fjalët “Gëzim un jam ne hall dhe me ndimo po dashte me i marr lekt tuja; dhe nese nuk do me pas gjakderdhje un per 5 minuta jam dhe vet aty gzim me ndimo te lutem deri neser, Tani gjej ku te dush 1000 euro deri neser ose kam me vra kush te me dali para, pastaj veten.dhe ty te humb gjithqka ke un neser marr lekte shpis….”.
Në atë kohë, për këtë ngjarje Çoku u dënua me dy vjet e tre muaj burgim, por duke qenë se iu ul 1/3 e dënimit, ai u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim. Por ky dënim, atij iu konvertua në shërbim prove për 5 vite, për shkak të probleme mjekësore.
Kundër këtij vendimi, u bë rekurs në Gjykatën e Lartë nga prokurori i Apelit Për Krime të Rënda e cila në vendimin e datës 24/11/2016 thuhet se nuk është pranuar, duke e lënë Çokun që nga ajo kohë të lirë./vizionplus.tv
What's Your Reaction?