“Më ka humbur vëllai”, motra kërkon ndihmë në polici për gjetjen e 63-vjeçarit

Policia ka nisur kërkimet për 63-vjeçar në Elbasan, pasi ka humbur kontaktet me familjen. Ka qenë motra e tij ajo që ka bërë

Mars 27, 2024 - 10:30
 0
“Më ka humbur vëllai”, motra kërkon ndihmë në polici për gjetjen e 63-vjeçarit

Policia ka nisur kërkimet për 63-vjeçar në Elbasan, pasi ka humbur kontaktet me familjen.

Ka qenë motra e tij ajo që ka bërë kallëzimin në polici, pasi nuk e ka gjetur vëllanë në shtëpinë ku jetonte i vetëm.

“Më datë 26.03.2024, në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka kallëzuar një shtetase 52 vjeçe, banuese në Elbasan, se rreth 1 javë më parë, ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin Xh. S., 63 vjeç, banues në Elbasan, të cilin nuk e ka gjetur në banesën ku ai jetonte vetëm. Vijon puna për gjetjen e 63-vjeçarit”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.