‘Më ke tradhtuar’/ Zbardhet dëshmia e gruas që mbahej e mbyllur nga burri: U bë xheloz pas kthimit nga Gjermania

Gruaja e cila mbyllej në banesë nga burri, i cili i ushtronte edhe dhunë dhe e ruante me kamera, ka deklaruar para hetuesve se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti. Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë […]

Shkurt 6, 2024 - 11:52
 0
‘Më ke tradhtuar’/ Zbardhet dëshmia e gruas që mbahej e mbyllur nga burri: U bë xheloz pas kthimit nga Gjermania

Gruaja e cila mbyllej në banesë nga burri, i cili i ushtronte edhe dhunë dhe e ruante me kamera, ka deklaruar para hetuesve se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti.

Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34-vjecari, i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.

Policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë si provë materiale, të cilat do të shërbejnë si prova në procesin e hetimit në vijim.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.