“Më kërcënuan”/ Dëshmia e Abdyl Ramës: Miqtë e Belerit kërkuan të tërheq deklaratat, premtuan azil në Greqi. Po falimentojmë

Është shtyrë për në datën 19 dhjetor seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, në GJKKO. Shtyrja e seancës ka ardhur pasi Beleri ka refuzuar të dëshmojë si i pandehur në sallën e gjyqit, duke pretenduar se nuk ka besim te drejtësia. Sipas Belerit, Prokuroria ka qenë e njëanshme, duke mos pranuar […]

Dhjetor 5, 2023 - 17:21
 0
“Më kërcënuan”/ Dëshmia e Abdyl Ramës: Miqtë e Belerit kërkuan të tërheq deklaratat, premtuan azil në Greqi. Po falimentojmë

Është shtyrë për në datën 19 dhjetor seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, në GJKKO.

Shtyrja e seancës ka ardhur pasi Beleri ka refuzuar të dëshmojë si i pandehur në sallën e gjyqit, duke pretenduar se nuk ka besim te drejtësia.

Sipas Belerit, Prokuroria ka qenë e njëanshme, duke mos pranuar asnjë kërkesë të tyre.

“Nuk kam besim te drejtësia. Prokuroria është treguar e njëanshme, nuk ka pranuar asnjë kërkesë tonën. Në dosje ka dokumenta të falsifikuara”, ka thënë Beleri.

Gjatë seancës gjyqësore u lexuan edhe 2 dëshmi të Abdyl Ramës, vëllait të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Arsen Ramës.

Në këto dëshmi, Abdyli pretendon se persona të paidentifikuar i kënë kërkuar që ai dhe i vëllai, Arseni, të tërheqin deklaratat lidhur me Belerin.

Ai tha se ka marrë kërcënime e sharje, se nëse nuk do të tërhiqte dëshminë, do të kishte pasoja.

Po ashtu sipas tij, atyre u ka falimentuar biznesi familjar, pasi nuk blen më njeri peshk dhe nuk u flet më njeri në Himarë.

Kujtojmë se Beleri ndodhet në paraburgim me akuzën për blerje votash për zgjedhjet lokale të 25 prillit të këtij viti.

Dëshmia e Abdyl Ramës që u lexua në gjykatë:

Dëshmia 1: Pak ditë pas arrestimit të Belerit më kapën në Himarë dy persona që më kërkuan të tërhiqnim deklarimet e mia dhe të vëllait Arsen Rama.

Ata thanë se janë miqtë e Belerit dhe thanë gjithashtu se nëse do të tërhiqnim deklarimet do të siguronin azil politik për vëllain në Greqi.

Dëshmia 2: Në një ditë tjetër duke ikur në Livadh me motor më preu rrugën një person dhe që në duar dukej sikur mbante një armë, më ka kërcënuar dhe sharë greqisht nga nëna që më ka vdekur.

Që kur u arrestua Fredi Beleri ne na ka falimentar biznesi, sepse nuk na blen më njeri peshk si dhe në Himarë nuk na flet më njeri./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.