Me kitarë në dorë, Blinken i këndon Ukrainës së lirë bodrumeve të Kievit

Me një kitarë të kuqe në një bar të krijuar në një bodrum në Kiev, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken përcolli mesazhin për Ukrainën se SHBA dhe pjesa më e madhe e botës po luftojnë përkrah saj, jo vetëm për Ukrainën, por për botën e lirë. Blinken, i cili ndërsa po zhvillon një vizitë […]

Maj 15, 2024 - 09:25
 0
Me kitarë në dorë, Blinken i këndon Ukrainës së lirë bodrumeve të Kievit

Me një kitarë të kuqe në një bar të krijuar në një bodrum në Kiev, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken përcolli mesazhin për Ukrainën se SHBA dhe pjesa më e madhe e botës po luftojnë përkrah saj, jo vetëm për Ukrainën, por për botën e lirë.

Blinken, i cili ndërsa po zhvillon një vizitë në Kiev, iu bashkua grupit muzikor në skenën e “Barman Dictat” në kryeqytet. Ata luajtën “Rockin’ in the Free World” të Neil Young, një himn rock i publikuar në 1989 pak para rënies së Murit të Berlinit.

“Shtetet e Bashkuara janë me ju, aq shumë sa bota është me ju dhe ata po luftojnë jo vetëm për një Ukrainë të lirë, por për botën e lirë. Dhe bota e lirë është gjithashtu me ju,” tha Blinken përpara se të luante këngë.

Ai ndoqi si publik pjesën më të madhe të koncertit të bandës muzikore, para se lideri i grupit ta prezantonte atë si një “mik të madh të Ukrainës”. Më pas ai u bashkua me ta në skenë për të luajtur këngën me refrenin “keep on rockin’ in the free world”.

Kënga u interpretua për herë të parë gjatë një epoke kur Bashkimi Sovjetik po tërhiqej nga protestat në vendet sovjetike. Bashkimi Sovjetike u shpërbë dhe shumë kombe, përfshirë Ukrainën, fituan pavarësinë.

Blinken është zyrtari i parë i lartë amerikan që udhëton në Ukrainë pasi Kongresi i SHBA-së muajin e kaluar miratoi një paketë ndihme ushtarake prej 61 miliardë dollarësh pas një vonese prej disa muajsh gjatë së cilës Rusia fitoi përparësi në fushën e betejës.

Blinken mbërriti në Kiev me tren herët në mëngjes të martën në një vizitë të paparalajmëruar, e cila vjen disa ditë pasi Rusia nisi një inkursion tokësor në veri të rajonit të Kharkiv.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.