Me një tufë dru në shpinë tentoi të kalonte në autostradë, vdes tragjikisht i moshuari

Me një tufë dru në shpinë, A. Çullhaj, ka tentuar të kalojë autostradën nga njëra anë në tjetrën në Savër. Por gjatë tentativës, 87-vjeçari është përplasur nga fuoristrada që po kalonte në rrugë. Pas aksidentimit, Çullhaj është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pas […]

Nëntor 8, 2023 - 10:30
 0
Me një tufë dru në shpinë tentoi të kalonte në autostradë, vdes tragjikisht i moshuari

Me një tufë dru në shpinë, A. Çullhaj, ka tentuar të kalojë autostradën nga njëra anë në tjetrën në Savër. Por gjatë tentativës, 87-vjeçari është përplasur nga fuoristrada që po kalonte në rrugë.

Pas aksidentimit, Çullhaj është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pas disa orësh nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, 38-vjeçari me iniciale O. F., është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Nga vendi i ngjarjes, tanimë kanë mbetur drutë e zjarrit dhe fuoristrada që përplasi të moshuarin të rrethuar me shirtin e verdhë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.