Me një vlerë 136.5 miliardë lekë, turistët i dhanë një tjetër hov pagesave me kartë gjatë vitit 2023

Për të shlyer faturat apo për të blerë ushqime në supermarket, qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj kryen gati 18 milionë pagesa me kartë deri në fund të nëntorit të vitit të shkuar. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë, duke madje u zgjeruar 14.4 […]

Shkurt 3, 2024 - 15:36
 0
Me një vlerë 136.5 miliardë lekë, turistët i dhanë një tjetër hov pagesave me kartë gjatë vitit 2023

Për të shlyer faturat apo për të blerë ushqime në supermarket, qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj kryen gati 18 milionë pagesa me kartë deri në fund të nëntorit të vitit të shkuar. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë, duke madje u zgjeruar 14.4 për qind në raport me gjithë vitin 2022.

Pagesa me vlerë 136.5 miliardë lekë, turistët i dhanë

“Shohim që kemi një rritje të përdorimit të kartave në numër transaksional dhe volum, por edhe në numri e tyre si instrumente pagese. Kemi një rritje prej rreth 2.6 për qind në numrin e kartave të lëshuara në treg. Shumica janë për “debit cards” jo për “credit cards”, por kjo është edhe nga mënyra se si është i edukuar tregu ynë, por edhe në volum kemi një rritje të konsiderueshme”, thotë Eneida Thomaj, eksperte e sistemeve të pagesave.

Pagesa me vlerë 136.5 miliardë lekë, turistët i dhanë

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vlera totale e pagesave me kartë në janar-nëntor 2023 arriti në 136.5 miliardë lekë apo rreth 1.3 miliardë euro. Në raport me gjithë vitin 2022, vlera e pagesave elektronike u zgjerua me 2.7 herë.

“Faktorët janë të ndryshe. Nisin me mbështetjen e institucioneve, vazhdojnë me pandeminë dhe kulmojnë me turizmin. Vijnë njerëz me një tjetër kulturë pagese. Ne duhet t’i përgjigjemi”, thekson ajo.

Duke e cilësuar si “legjitime” kërkesën e  kryeministrit Rama, ekspertë të sistemit të pagesave vlerësojnë se dhënia e pensioneve në banka do të ndikonte në uljen e qarkullimit të parasë “cash’.

Pagesa me vlerë 136.5 miliardë lekë, turistët i dhanë

“Janë rreth 13.14 milionë transaksione që kryhen në cash për pensionet në vit. Nëse flasim për një kartë sociale, automatikisht një shtresë e popullsisë jo vetëm që pajiset me kartë, por këto transaksione nga cash kalojnë automatikisht në mënyrë elektronike”, shton Thomaj.

Si pasojë e zgjerimit të turizmit si kurrë më parë, gjatë vitit të shkuar u shtua numri i pikave të shitjeve elektronike për të arritur në mbi 18 mijë e 500 nga rreth 16 mijë gjatë 2022-shit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.