Me pranga në duar dhe armë, gjendet trupi i pajetë i një personi në Janinë! Koka dhe këmbët e tij ishin mbështjellë me thes plehrash

Autoritetet greke janë alarmuar pas gjetjes së trupit të pajetë të një personi në Janinë. Duket se autorët nuk e kanë kryer vrasjen në vend, por e kanë zhvendosur trupin e viktimës në vendin ku u gjet mëngjesin e sotëm. Lidhur me kushtet në të cilat u gjet, ai kishte një palë pranga të lidhura […]

Mars 22, 2024 - 12:15
 0
Me pranga në duar dhe armë, gjendet trupi i pajetë i një personi në Janinë! Koka dhe këmbët e tij ishin mbështjellë me thes plehrash

Autoritetet greke janë alarmuar pas gjetjes së trupit të pajetë të një personi në Janinë.

Duket se autorët nuk e kanë kryer vrasjen në vend, por e kanë zhvendosur trupin e viktimës në vendin ku u gjet mëngjesin e sotëm.

Lidhur me kushtet në të cilat u gjet, ai kishte një palë pranga të lidhura në dorën e majtë dhe një armë të lidhur në skajin tjetër. Nuk dihet nëse kjo është arma e përdorur për ta vrarë.

Ai u gjet i mbështjellë me thasë plehrash rreth kokës dhe këmbëve, ndërsa pjesa tjetër e trupit ishte i ekspozuar. Trupi i tij ka lëndime, por deri më tani nuk bëhen të ditura detaje të tjera. Në vendngjarje pritet eksperti mjekësor në mënyrë që të fillojë procesi i identifikimit.

Vlen të theksohet se asnjë zhdukje nuk ishte raportuar në zonë dhe autoritetet po ekzaminojnë kamerat në rrugën për në zonën e Frontzu.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.