Me pseudonimin “Kasapi i Khan Younis”: Kush është kapoja i Hamasit që ka në dorë fatin e robërve izaelitë

Deri më tani dihet se janë 130 izraelitë të marrë peng. Shifra u bë e ditur nga vetë milicët të cilët kanë saktësuar se 100 janë në duart e Hamasit dhe 30 të tjerë janë të burgosur të Xhihadit Islamik. Në krye të grupit fundamentalist të Hamasit që ka në dorë fatin e tyre është Yahya […]

Tetor 9, 2023 - 19:00
 0
Me pseudonimin “Kasapi i Khan Younis”: Kush është kapoja i Hamasit që ka në dorë fatin e robërve izaelitë

Deri më tani dihet se janë 130 izraelitë të marrë peng. Shifra u bë e ditur nga vetë milicët të cilët kanë saktësuar se 100 janë në duart e Hamasit dhe 30 të tjerë janë të burgosur të Xhihadit Islamik. Në krye të grupit fundamentalist të Hamasit që ka në dorë fatin e tyre është Yahya Sinwar, një nga themeluesit e degës ushtarake të grupit militant.

Po kush është Yahya Sinwar? I lindur në vitin 1962 në një kamp refugjatësh në Khan Yunis, kur ishte ende nën sundimin egjiptian, Sinwar u rrit në Rripin jugor të Gazës. Ai u diplomua në shkollën e mesme për djem në të njëjtin qytet përpara se të frekuentonte Universitetin Islamik të Gazës, ku u diplomua në studimet arabe.

Arrestimi i tij i parë ndodhi në moshën 20-vjeçare, gjatë viteve të tij të universitetit për aktivitete subversive. Në këtë mënyrë ai u takua me disa aktivistë palestinezë dhe vendosi të bashkohet me ta për t’iu përkushtuar kauzës. Kështu, në vitin 1985 ai themeloi degën e sigurisë të Hamasit: një grup, qëllimi i vetëm i të cilit ishte të ndëshkonte të gjithë ata që shkelin “moralin” palestinez dhe ata që dyshoheshin se bashkëpunonin me Izraelin. Pamëshirshmëria e tij dhe numri i ekzekutimeve që ai urdhëroi dhe kreu, i dha pseudonimin “Kasapi i Khan Younis”, kampi i refugjatëve në të cilin lindi.

Disa vite më parë ai deklaroi se do t’i “thyente qafën” kujtdo që kundërshtonte pajtimin, por në vitet 1980 detyra e tij ishte të vriste palestinezët që bashkëpunonin me Izraelin. Sinwar flet hebraisht, njeh shoqërinë izraelite, mentalitetin dhe ndjeshmëritë izraelite. Në CV-në e tij ai ka 23 vite në krye të aparatit kryesor të sigurisë së Hamasit, për gjurmimin dhe eliminimin e çdo bashkëpunëtori të mundshëm. Ai fitoi një reputacion si ndër më radikalët e grupit dhe për vite u konsiderua si lidhja midis krahëve ushtarakë dhe politikë të organizatës.

Në vitin 1988, ai organizoi rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe vrasjen e 4 palestinezëve të akuzuar si bashkëpunëtorë. Për këtë u arrestua dhe u mbyll në qeli në Izrael pasi u dënua me 4 burgime të përjetshme. Gjatë burgimit ai vuante nga dhimbje të forta në kokë. Ai u diagnostikua me tumor në tru, por u shërua pas një operacioni urgjent në një spital izraelit. Më 14 shkurt, një oficer i Shërbimit të Burgjeve izraelite zbuloi se Sinëar ishte në panik në atë kohë, nga frika për jetën e tij, por mirënjohës për kujdesin e shpejtë dhe profesional mjekësor që mori. Ky vlerësim do të zhdukej më pas me kalimin e viteve.

Në vitin 2011, ai u lirua si pjesë e grupit prej 1000 të burgosurish palestinezë të shkëmbyer me 1 ushtar të vetëm izraelit, Gilad Shalit, i kapur në vitin 2006 dhe i mbajtur peng në Gaza për 5 vjet. Kur u lirua nga burgu në vitin 2011, Sinwar u ankua se të burgosur të tjerë ishin ende në burgjet izraelite. Gjatë një fjalimi, ai i bëri thirrje krahut ushtarak të Hamasit të bënin përpjekje për të rrëmbyer më shumë ushtarë rivalë dhe për të siguruar lirimin e më shumë të burgosurve palestinezë.

Sipas burimeve izraelite, Sinwar është një “armik i hidhur” edhe i egjiptianëve. Ai mbështet anëtarët e Shtetit Islamik që po luftojnë ushtrinë egjiptiane në shkretëtirën e Sinait. Ai gjithashtu favorizon marrëdhënie më të ngushta me Iranin.

Në vitin 2017 ai mori drejtimin e Hamasit në Rripin e Gazës pas zgjedhjeve të brendshme sekrete. Në mars 2021, Sinëar u zgjodh për një mandat të dytë 4-vjeçar si kreu i byrosë politike të Gazës. Ai u bë kështu zyrtari më i lartë i Hamasit në Gaza dhe sundimtari de fakto i Rripit. Ai është anëtari i dytë më i fuqishëm i Hamasit pas Ismail Haniyeh, i cili njihet si drejtues politik i Gazës.

Izaeli e ka vendosur Sinwar në krye të listës së personave më të kërkuar pas sulmit të fundit. “Yahya Sinwar është komandanti i këtij operacioni dhe ai është një njeri i vdekur. Udhëheqja ushtarake dhe politike e Hamasit, të gjitha strukturat e tij janë nën sulm dhe tashmë të dënuara” – tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari.

Sinwar është truri që lejoi Hamasin të merrte miliona dollarë nga Katari për të zbutur varfërinë e banorëve të Rripit. Për ta bërë këtë, ai mori dritën jeshile nga Benjamin Netanyahu, të cilit, midis shenjave të pragmatizmit dhe propozimeve të ndrojtura, ai i kishte shkruar edhe një letër në hebraisht./Il Giornale

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.