Me pushkë gjahu në rrugët e fshatit, i mituri terrorizon banorët në Mat

Policia e Matit ka vënë nën hetim një 17-vjeçar, i cili lëvizte me armë gjahu duke krijuar panik tek banorët e fshatit Stojan.

Janar 10, 2024 - 11:00
 0
Me pushkë gjahu në rrugët e fshatit, i mituri terrorizon banorët në Mat

Policia e Matit ka vënë nën hetim një 17-vjeçar, i cili lëvizte me armë gjahu duke krijuar panik tek banorët e fshatit Stojan.

Arma e gjahut dhe municioni luftarak është sekuestruar nga polcia.

Gjatë operacionit “Sundimi i Ligjit”, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur rrethimin e zonës ku lëvizte 17-vjeçari, dhe në kohën e ndërhyrjes së Policisë, 17-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e gjahut në tavanin e banesës së shokut të tij.

“Në përfundim të veprimeve të para herimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, nisën procedimin penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës për shtetasin O.C., 17 vjeç, banues në fshatin Stojan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.